FILLO SOT
TE NDRYSHOSH
TE ARDHMEN
TE NDRYSHOSH
TE ARDHMEN
Universiteti Jopublik “S& P Qiriazi”, në të ardhmen e afërt të rritet dhe të zhvillohet, me synimin që ai të bëhet një ndër institucionet e arsimit të lartë private më me emër në Shqipëri, në përgatitjen cilësore të specialistëve të ekonomisë dhe juristëve me drejtim biznesin.
Në përbushje të këtij vizioni, drejtimet ose synimet kryesore të aktiviteteve edukatıve, mesımore dhe shkencore, të Universitetit Jopublik “ “Sevasti & Parashqevi Qiriazi” do të jenë:
1. Të edukojë dhe të përgatisë studentë në fushën e ekonomisë dhe të jursprudencës me qëllim që ata të bëhen “Lidere të mendimit dhe të veprimit”, specialistë të fushave përkatëse, të zhvillojë mendimin kritik dhe krijues, të zhvillojë personalitetin e tyre me qëllim q ëata të kontribuojnë në zhvillimin e bizneseve dhe shoqërisë shqipëtare mbi bazën e njohurive, përgjegjesive etike dhe profesionale dhe integritetit personal.
2. Të luajë një rol aktiv në zhvillimet dhe proceset ekonomike, sociale dhe kulturore të vendit duke i dhënë prioritet arritjeve të standarteve europiane të arsimit të lartë në fushën e mesimdhënies dhe kërkimit shkencor dhe duken garantuar rritjen e vazhdueshme të Cilësisë së Brëndëshme në Universitet.
3. Të jemi institucion privat i arsimit të lartë, demokrtaik, transparent që gjenerojmë vlera të larta edukative, mësimore shkencore dhe shoqërore.
